Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është pritur në takim në Bruksel, nga përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, shkruan arbresh.info.

Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Kosovës, liberalizimin e vizave, dhe integrimin rajonal.
Një ditë më parë Pacolli ka takuar edhe Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.
Edhe në këtë takim është biseduar për procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Kosovës si dhe për liberalizimin e vizave./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira