Sot mbushen 21 vjet nga tragjedia e rëndë që tronditi Malishevën dhe mbarë Kosovën, kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri” humbën jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.
Më 14 tetor 2004, rreth orës 14:00, autobusi që transportonte nxënësit nga Malisheva u rrokullis dhe ra në një humnerë në afërsi të Fushë-Arrëzit, në Pukë.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, humbën jetën 15 maturantë, ndërsa 34 të tjerë mbetën të lënduar rëndë.
Të nesërmen, më 15 tetor, pas identifikimit të trupave, autoritetet shqiptare organizuan një përcjellje dinjitoze, duke i shoqëruar me nderime nga ushtria shqiptare deri në kufirin me Kosovën. Prej aty, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) i sollën në ambientet e gjimnazit “Abdyl Frashëri” në Malishevë.
Varrimi i të rinjve u bë më 16 tetor në “Lëndinën e Lotëve”, në lagjen e Gurit, ku u ngrit një kompleks memorial në kujtim të tyre.
Në përvjetorin e parë të kësaj ngjarjeje, Qeveria e Shqipërisë ngriti një obelisk përkujtimor në vendin e aksidentit në Fushë-Arrëz. Dy vite pas tragjedisë, Qeveria e Kosovës filloi ndërtimin e kompleksit memorial në varrezat e të rinjve në Malishevë.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot