Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.773 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.134.
Kjo është bërë e ditur nga drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në një konferencën për media.
Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast, raporton arbresh.info
“Me datën 20 dhjetor 2020 ECDC (Qendra evropiane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve) ka publikuar vlerësimin e rrezikshmërisë për mutacionin e variantit të SARS-CoV-2 që është shfaqur tek disa persona. Ky variant ka mutacione në gjembat proteinike të virusit si dhe mutacione të tjera në gjenome. Duke marrë parasysh këtë situatë presupozohet se ky variant përhapet më shpejtë se sa varianti i mëparshëm, me rritje të transmisionit diku deri në 70% më shumë. Deri më tani nuk ka indikacione se varianti i ri rrit ashpërsinë së infeksionit”, ka thënë drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani në konferencën për media./arbresh.info/
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...