Numri i qytetarëve që vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i lartë.
Që nga viti 2022 e deri në mars të këtij viti, 250 persona janë në listë të pritjes që kanë kërkuar shërim jashtë vendit, e vetëm në vitin 2023 kanë aplikuar 229 persona.
Për këtë trajtim jashtë vendit për tre muaj janë ndarë mbi 2 milionë euro.
Kështu thonë në një përgjigje për Arbresh.info nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
“Në vitin 2023 (Janar-Mars), kanë aplikuar 229 pacientë. Në listë të pritjes aktualisht janë rreth 250 pacientë nga viti 2022 dhe 2023. Shuma e aprovuar nga Bordi për TMJIShP brenda kësaj periudhe (Janar- Mars, 2023) është rreth 2.2 milion euro”, thuhet në përgjigje.
Tutje në përgjigje thuhet se fëmijët nën 18 vjeç me sëmundje malinje u mbulohen shpenzimet.
“Në vitin 2022 kanë aplikuar 1099 pacientë. Fondi nuk ka asnjë marrëveshje për trajtimin shëndetësor të pacientëve qoftë brenda apo edhe jashtë vendit. Vlera financiare është e rregulluar me anë të UA 03/2017 për TMJIShP, neni 9, paragrafi 2, 3, 4 dhe 6, si dhe neni 11, paragrafi 6 (për sëmundjet malinje për pacientët nen moshën 18 vjeç)”, thuhet tutje në përgjigje nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.
Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë për Arbresh.info thonë se nuk kanë marrëveshje me ndonjë institucion brenda ose jashtë shtetit që do të u mundësonte personave shërim.
Tutje në përgjigje thuhet se personat kanë të drejt të zgjedhin institucionin shëndetësor ku duan të marrin trajtim e që është në përputhje me rregullat.
“Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrëveshje me spitale për trajtim të pacienteve jashtë Institucioneve Shëndetësore publike (përfshirë këtu edhe Institucionet Shëndetësore jashtë vendit). Pacientet kanë të drejtën e zgjedhjes se institucionit shëndetësor ku duan të marrin trajtim, në përputhje me rregullat të cilat i përcakton Udhëzimi Administrativ për Trajtim Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike dhe bazuar në vendimet qe nxjerrin trupat përmes te cilave zbatohet ky udhëzim”, thonë nga MSh-ja.
Ndryshe, sëmundjet malinje, leukemitë akute dhe operacionet e zemrës për fëmijë, janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat institucionet publike shëndetësore nuk po mund të ofrojnë trajtim brenda vendit./Arbresh.info/Ejona Hyseni/.
Gjermani/ Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet...
Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, pritet të debutojë që kët...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu
“Meta” çaktivizon gjysmë milioni llogari të personave nën 16...
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...