Gjatë javës që kaloi, nga data 30/12/2024 – 05.01.2025 në rajonin e Ferizajt janë raportuar 20 raste të vjedhjeve.
Sipas policisë, 18 raste prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, 1 në Shtime dhe 1 rast në Shtërpcë, shkruan Arbresh.info.
Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur: në Ferizaj 5 raste dhe në Shtërpcë 1 rast.
Po ashtu, policia ka arrestuar 31 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
“Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet kriminale të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...