Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vitin e ardhshëm kjo ministri në menaxhim pritet ta ketë një buxhet prej rreth 20 milionë euro. Sipas tij, 12 milionë euro do të jenë nga buxheti i shtetit dhe 8 milionë tjera donacione dhe projekte me organizata të huaja.
Beqaj, ka treguar edhe donatorët që do të përkrahin Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Deklarimin e ministrit Beqaj rreth buxhetit mund ta ndiqni nga minuta e 18 e intervistës.
“Për vitin e ardhshëm janë 12 milionë euro buxhet të ndara nga Qeveria e Kosovës, 2 milionë euro janë nga GIZ-i gjerman, 1 milion euro nga Austria që do të shfrytëzohen për fushën e trajnimeve, gjithashtu jemi në bashkëpunim me British Council. Kemi hyrë në bashkëpunim me projekte të reja, ku Projekti ‘YES’ do të ndihmojë shkathtësitë e rinisë. Vitin e ardhshëm janë planifikuar të jenë deri në rreth 20 milionë euro dhe mjetet e donatorëve të shfrytëzohen në buxhet”, ka thënë ai.
Ministri Besim Beqaj, në këtë intervistë për Telegrafin ka folur edhe për Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi, domainin shtetëror dhe për mundësitë që kjo ministri iu ofron bizneseve inovative.
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaj...
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...