Ish ambasadorja e Republikës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka vizituar sot kampin ushtarak Bondsteel.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Me këtë rast, Çitakut i është ndarë një mirënjohje nga komandanti Derek L Adams, shkruan arbresh.info.
Ajo është shprehur se është krenare që pjesëtarët e FSK-së shërbejnë së bashku me ushtarët amerikan në misionet ndërkombëtare.
Poashtu, ish ambasadorja e konsideron garancë për paqe e stabilitet prezencën e vazhdueshme të ushtrisë amerikane në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Në Kosovë, ushtarët amerikan janë në shtëpinë e tyre.
Kalova një ditë të mrekullueshme në Bondsteel. Falenderova komandatin Derek L Adams për ftesën, mikpritjen dhe mirënjohjen.
Jam shumë krenare që sot pjestarët e FSK-së shërbejnë bashkë me ushtarët amerikan në misione ndërkombëtare.
Pavarësisht rritës dhe zhvillimit të kapaciteteve tona vetanake, prezenca e vazhdueshme e ushtrisë amerikane në Kosovë është garancë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.”/arbresh.info/
Në Kosovë, ushtarët amerikan janë në shtëpinë e tyre.
Kalova një ditë të mrekullueshme në Bondsteel. Falenderova…
Posted by Vlora Citaku on Saturday, May 8, 2021
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...