Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Tingë Ismajli” në Prishtinë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 9:30, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë për arbresh.info, Flora Ahmeti nga Policia Rajonale e Prishtinës./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...