Presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media, raporton Zeri.info.
“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore. Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor. Kjo datë siguron hapësirën e nevojshme për organizimin teknik dhe logjistik për të gjitha format dhe procedurat e votimit sipas përcaktimit ligjor. Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...