Në Qeverinë e Kosovës është miratuar sot shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftim.
Me këtë projektligj iu mundësohet të gjithë qytetarëve që nga lindja që të pajisen me letërnjoftim.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Ky projektligj përcakton kushtet, procedurat, organin kompetent për lëshimin, kushte për përdorimin e letërnjoftimin dhe detyrimet e shtetasit lidhur me përdorimin e tij. Si risi e këtij projektligji është krijimi i mundësisë që shtetasi i Kosovës, nga linjda deri në moshën 16 vjeçare do mund të pajiset me letërnjoftim por pa qenë i detyruar. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kësaj moshe që të lëvizin jashtë Republikës së Kosovës vetëm me letërnjoftim në ato vende që ka marrëveshje Republika e Kosovës”, tha Sveçla./Arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...