Sipërmarrësi Kosovar, Rrahim Pacolli ka shprehur ngushëllim për vdekjen e alpinistit të njohur shqiptar, Ndoc Mulaj.
Pacolli shkruan se, Mulaj mund të shquhet si një njeri që ka dhënë kontribut të madh për gjithë popullin shqiptar, sidomos para luftës në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e alpinistit të njohur shqiptar si dhe mikut tim, Ndoc Mulaj.
Mulaj mund të shquhet si një njeri që ka dhënë kontribut të madh për gjithë popullin shqiptar . Sidomos para luftës në Kosovë.
Mulaj ishte mik i imi për më shumë se 20 vjet, pasi kam pasur nderin ta kem koleg derisa punoja në Siguri, ku ai ishte përfaqësues për rajonin e Prizrenit. Për mua ishte nder dhe knaqësi ta njihja një njeri të veçantë siç ishte miku im, Ndoc Mulaj.
U shprehi ngushëllimet e mija familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe!
Rr.P
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...