Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës, ka folur për rastin tragjik që ndodhi në Lipjan, ku një 27-vjeçar humbi jetën në duart e pesë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Hoxha theksoi se nuk do të tolerohet asnjë tejkalim i autorizimeve policore dhe kërkoi nga Inspektorati Policor i Kosovës, si dhe nga strukturat e brendshme hetimore të Policisë dhe institucionet tjera përkatëse, që të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes hetuesve të Policisë së Kosovës dhe IPK-së, në mënyrë që të sigurohet një pasqyrë e qartë dhe e saktë e asaj që ndodhi në natën kritike në Lipjan.
“Nga pozita e drejtorit të Policisë s’do të lejojmë çfarëdo forme të tejkalimit të autorizimeve policore, andaj kërkoj fuqishëm që Inspektorati Policor i Kosovës, hetimet tona të brendshme dhe institucionet e tjera relevante të përdorin të gjitha burimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e vdekjes së qytetarit tonë. Hetuesit tanë janë urdhëruar të bashkëpunojnë ngushtë me IPK-në për të siguruar një pasqyrë të saktë të këtij rasti fatkeq”, tha ai./Arbresh.info
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...