Pas ofrimit të dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore me qëllim të mbështetjes, funksionimit normal dhe efikas të punës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim për transferimin e jashtëzakonshëm të tre prokurorëve nga prokuroritë tjera themelore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme.
Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb.
Varësisht nga rrethanat, U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të veproj menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...