Takimi në Uashington e nxitë të ngritë flamurin e Kosovës tek liqeni i Gazivodës

15:38 | 3 Shtator 2020
A Z

Uji i këtij liqeni shfrytëzohet për ftohje në termocentralin Kosova B, për industrinë në Feronikël, Trepçë dhe për bujqësi.

Por, në mbrojtje të kësaj pasurie të Kosovës doli dikush, një ditë para takimit që mund të cilësohet si “historik”.

“Lëvizja Politike” një ditë para takimit të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, kanë vendosur flamurin e Republikës së Kosovës tek liqeni i Ujmanit.

Me këtë rast Bekim Ibishi nga “Lëvizja Politike”, tha se qëllimi i këtij aksioni simbolik është që t’i dërgojnë mesazh përfaqësuesve në Uashington se çka po donë t’i japin Serbisë.

Bisedimet ndërmjet Avdullah Hotit e Aleksandar Vuçiqit, sipas raportimeve do të përqendrohen rreth krijimit të vendeve të punës dhe shpresës për krijimin e një momenti drejt vendosjes së lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Beogradit.

Derisa palët pritet të takohen në Uashington për negociuar çështje ekonomike,  sipas Ibishit Kosova mund t’i ofrojë Serbisë vetëm fqinjësi të mirë, dhe asgjë tjetër.

Liqeni i Ujmanit ka një sipërfaqe prej rreth 12 kilometra katror, nga të cilat rreth nëntë kilometra gjendet në territorin e Kosovës dhe rreth tri kilometra në territorin e Serbisë.

Ky liqen artificial, njihet edhe si liqeni i Gazivodës, dhe ka një gjatësi prej 23 metra dhe me një sasi uji prej 380 milionë kub.

Një diskutim real për Ujmanin nuk ka ekzistuar deri tani, përveç deklaratave populiste. /arbresh.info/

Takimi në Uashington e nxitë të ngritë flamurin e Kosovës tek liqeni i Gazivodës

Posted by Arbresh.info on Thursday, September 3, 2020

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale