Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka ngritur çështjen e liberalizimit të vizave.
Ai tha se ka kërkuar që Kuvendi përmes kryetarit të tij, t’i adresohet edhe presidencës çeke dhe gjithë kryeparlamentarëve të vendeve anëtare me një kërkesë të thjeshtë që lidhet me një mosvendim për liberalizimin për qytetarët e Kosovës, që siç tha ai, është diskriminim klasik.
“E para ka të bëjë me liberalizimin e vizave, kam ngritur një kërkesë që Kuvendi përmes kryetarit t’i drejtohet edhe Presidencës Çeke edhe kryeparlamentarëve të shteteve tjera, që t’i drejtohet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Cilido sistem që hyn në fuqi për të gjitha shtetet tjera, duhet të jetë edhe për ne pastaj por heshtja e Kuvendit nuk duhet është e mirë, nuk i bën hajr dhe nder Republikës së Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...