Kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen sot me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në këtë takim do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë.
Takimi virtual i Vitisë me krerët e komunave të vendit do të mbahet në orën 10:00.
Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit ka paralajmëruar se do të ketë lirim të masave gjatë kësaj jave.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për Arbresh.info, se janë duke u koordinuar kërkesat e komunave, përmes kryetarëve të tyre.
“Jemi duke i koordinuar kërkesat e komunave përmes kryetarëve të komunave. Jemi në kontakt me kryetarë dhe kryetarët janë shumë të angazhuar sa i përket zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë Ibrahimi./arbresh.info/
Muric spektakolar në fitoren e Sassuolos, më i miri i ndeshj...
SHBA dhe Izraeli e ndoqën Khamenein për muaj të tërë, si u v...
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...