Ekipi Drejtues për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ka biseduar sot me ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.
Ekipi Drejtues e ka njoftuar ministrin se puna për hartimin e projektstatutit të AKS-së është intensifikuar në mënyrë që, siç thuhet nga përfaqësues të këtij ekipi, të përmbushet afati që e ka vënë Bashkimi Evropian.
Ekipi drejtues ka shfaqur shpresën se ndërkohë do të ketë rastin që për punën në hartimin e statutit të bisedojë me Këshillat për zbatim të Beogradit, Prishtinës e Brukselit, që është në përputhje me marrëveshjen përkatëse dhe me mandatin e Ekipit Drejtues, thuhet në komunikatën për media të këtij ekipi.
Teodosijeviq është njoftuar se Ekipi Drejtues, gjatë dy muajve të shkuar, është takuar me shumë ekipe ekspertësh dhe me ta ka biseduar për fushat që do të jenë pjesë e statutit të AKS-së, përfundona komunikata./arbresh.info/
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...