Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot anëtaren e Senatit të Francës, Helen Conway-Mouret, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.
Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re.
“Kosova ka një demokraci të avancuar”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve pret që shpejt të formohet qeveria që do të shtyjë përpara proceset e rëndësishme për Kosovën.
Presidenti Thaçi theksoi se Kosova dhe i tërë Ballkani Perëndimor pret përkrahje më konkrete nga BE-ja.
“Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave dhe pret vendim meritor nga BE dhe shtetet anëtare të BE-së”, ka thënë presidenti Thaçi.
Senatorja Conway-Mouret u shpreh se Franca përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Thaçi tha se Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç se të vazhdojë të angazhohet për të realizuar aspiratën për t’u bërë anëtare e BE-së.


Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...