Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi ka marrë vendim për ashpërsimin e masave ndaj ndotjes së hapësirave publike, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave.
Sipas vendimit, çdo person fizik që ndot hapësirat publike ose zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro, ndërsa çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike ose zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.
“Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro”, shkruan Thaçi në Facebook.
Zbatimi i vendimit do të realizohet nga Inspektorati Komunal.
Vendimi hyn në fuqi më 15 shkurt 2026./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...