Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit, Radoniqi e njoftoi ambasadorin McGurk për aktivitetet që aktualisht po i zhvillon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në drejtim të përmbylljes së procesit të rinumërimit të vendvotimeve dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Nga ana e tij, ambasadori McGurk përgëzoi KQZ-në për organizimin e procesit zgjedhor, si dhe për hapat e ndërmarrë në evidentimin e problemeve gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e KQZ-së në mbrojtjen e integritetit të votës dhe rezultateve zgjedhore”, njofton KQZ.
Sipas këtij njoftimi, ata u dakorduan për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit ndërmjet KQZ-së dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...