Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librin e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.
Me anë të një postimi në X, Rohde për Kadarenë tha se përmes fjalëve të tij e solli letërsinë shqipe në botë.
“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde.
Ndryshe, krerët më të lartë shtetëror kanë udhëtuar për në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse për shkrimtarin Ismail Kadare.
Kadare ndërroi jetë të hënën në spitalin e Tiranës nga sulmi kardiak./Arbresh.info
Honoring the literary giant Ismail Kadare. His words brought Albanian literature to the world and touched countless hearts. Rest in peace.
His legacy will live on through his timeless stories and the inspiration he provided to generations of young writers! pic.twitter.com/JJZl96tTa9— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 3, 2024
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...