Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën dje më 12 tetor.
Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, Rama kërkoi nga përkrahësit e tij që të jenë të bashkuar.
Po ashtu, ai i falënderoi edhe kandidatët e tjerë për pjesëmarrjen në zgjedhje.
“Të dashur qytetarë, dua t’ju falënderoj me gjithë zemër për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet e lira dhe demokratike të ditës së djeshme. Pjesëmarrja e juaj tregon pjekurinë e shoqërisë tonë, dhe besimin në vlera demokratike. Dua t’ju uroj të gjithë kandidatëve që morën pjesë në këtë proces të rëndësishëm, kontributi i cili e forcon demokracinë, e jep zë shpresave e ideve të qytetarëve tanë”, tha Rama.
“Tani ndërsa shikojmë përpara drejt 9 nëntorit, iu ftoj për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm. Së bashku mund të ndërtojmë mbi arritje tona, të qëndrojmë të bashkuar, dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për qytetin tonë të zemrës”, theksoi ai./ Klankosova.tv.
Kreu aktual i kryeqytetit bazuar në rezultatet e KQZ-së renditet i pari me 33.76 për qind e votave apo 34 mijë e 752 vota. Ai pritet të shkojë në balotazh me Hajulla Çekon e VV-së, i cili ka marrë 33.05 për qind të votave apo 34 mijë e 22 vota.
Aktualisht në kryeqytet, të panumëruara kanë mbetur edhe tri kuti të votimit.
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...