Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka refuzuar për herë të tretë për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale.
Kësaj radhe për të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit, ngjarje kjo e cila zhvillohet në të njëjtën kohë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale.
Vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por insiston që dëshminë të japë në zyrën e tij në Kryeministri.
Lidhur më këtë, ka reaguar Prokuroria Speciale e cila ka thënë se në këtë rast, do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi.
Postimi i plotë:
Prishtinë, 4 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot