Policia kufitare, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandën me mallra.
Rasti i parë është regjistruar në zonën e Hasit, në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku policia ndaloi një mjet transportues të ngarkuar me duhan.
“Gjatë kontrollit është hasur sasi e duhanit të grirë – 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Winston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat, 90 pako”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i dytë është evidentuar në Gjilan, ku në një subjekt afarist janë hasur mallra të ndryshme pa dokumente përkatëse.
Sipas policisë, mallrat si: mjaltë, shampo, vajguri e kremra të ndryshme, janë sekuestruar.
Dy persona janë ndaluar për 48 orë, sakaq mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminal doganor.
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...