Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal përmes Ministrisë së Drejtësisë ka paditur pesë komuna të Kosovës, për arsye se nuk ka respektuar urdhërat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Prishtina, Vushtrria, Dragashi, Malisheva dhe Deçani janë komunat e paditura për shkak të procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa.
Vendimi i kuvendit të këtyre komunave sipas MAPL, kishte paraparë emërimin e 11 anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa, bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë gjinor të grave në këtë trup ndihmues të punës së kuvendit./kallxo.com/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...