Ka filluar mbledhja e grupit të ngushtë ndërministror pas vrasjes së gruas shtatzënë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.
Në këtë mbledhje ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton arbresh.info.
Pas takimit ministrja Haxhiu, tha se u diskutua për dështimin e hallkës zingjirore, dhe po verifikohet se kush dështoi.
Ajo ka thënë se pas verifikimit do të ketë dorëheqje dhe shkarkime.
Në këtë takim nuk ishin të pranishëm asnjë përfaqësues nga KPK dhe KGJK, për të cilën ministrja tha se nuk ka koment për mos ardhjen e tyre./arbresh.info/

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C