Dogana e Kosovës njofton se sot në Vërmicë gjatë zhvillimit të operacionit nga njësitë e antikontrabandës dhe njësisë K9 të doganës, është arritur të parandalohet futja ilegale e 65 mijë eurove.
Në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me policinë.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës, në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisjet e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 eurosh.
Rasti është dërguar për hetime, derisa është marrë masa e menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16 mijë e 250 euro. Pjesa e mbetur, 48 mijë e 750 euro, deponohen deri në përfundim e procedurave të mëtejme.
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...