Një fëmijë ka rënë para pak çastesh nga lartësia e një objekti në rrugën “Kasem Haxhimurati” e cila ndodhet në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore për të dhënë ndihmën e nevojshme
“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën “Kasem Haxhimurati” në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai.
Bashkia Gjirokastër përgënjeshtron lajmin për HIV/AIDS, kërk...
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...