Sot, me datë 03.06.2021, ka filluar implementimi i projektit “Kontrollimi sistematik mjekësor për të punësuarit në Policinë e Kosovës“, përmes së cilit projekt stafi menaxherial i Policisë së Kosovës është kujdesur për ruajtjen e shëndetit të personelit policor të PK-së, që të punësuarit të jenë me gjendje të mirë shëndetësore në aspektin psiko-fizik dhe të ketë efekt në përmbushjen dhe realizimin e detyrave zyrtare.
Përmes këtij projekti, Policia e Kosovës kujdeset për një mirëqenie më të mirë shëndetësore për të punësuarit e saj të uniformuar dhe civil, ku përmes kontrollimit sistematik shëndetsor të personelit policor, do të arrihet zbulimi i hershëm i sëmundjeve të ndryshme që cenojnë shëndetin e personelit policor të PK-së.
Realizimit të këtij projekti të planifikuar nga policia i ka paraprirë një marrëveshje bashkëpunimi e realizuar në mes të Policisë së Kosovës dhe SHSKUK-së, për ekzaminim mjekësor dhe psikologjik të personelit policor, kryerja e analizave dhe kontrolleve mjekësore, sipas kritereve mjekësore të përcaktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e PK-së, të cilat do të realizohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Diagnostikimi i hershëm do të ndikoj në marrjen me kohë të trajtimit të duhur duke penguar shfaqjen e komplikimeve shëndetësore si pasojë e diagnostikimit dhe mjekimit të vonuar, andaj dhënia e rekomandimeve mjekësore për veprime të mëtutjeshme për secilin personel policor në PK-ë, do të ketë ndikim të mirë në mirëqenien shëndetësore, ngritjen e përformancës dhe efikasitetit të kryerjes së detyrave zyrtare./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...