Ka nisur seanca e parë gjyqësore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, dhe Tom Dodaj, kanë dal sot për herë të parë para trupit gjykues pas ngritjes së aktakuzës me 15 janar, raporton Arbresh.info.
Në seancë prezent janë edhe familjarët e të akuzuarve, si dhe vëllai i Liridona Ademajt.
Kujtojmë se Naim Murseli akuzohet se ka paguar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Amedaj, ngjarje kjo e ndodhur me 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore thuhet se Murseli e kishte mbajtur për krahu viktimën që mos t’i shpëtonte plumbit.
Prezent në këtë ngjarje kanë qenë edhe dy fëmijët e tyre./Arbresh.info/
Shqipëria miraton paktin strategjik me Italinë
Sekuestrohet automjeti i kosovarit në Gjermani, kishte plot ...
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...