Nesër pritet që katër kryetarët e komunave më shumicë serbe të bëjnë betimin në këto pozita.
Të paktën kështu ka thënë për arbresh.info, Adriana Hoxhiq , ministre e Administratës së Pushtetit Lokal.
“Nesër na ka ardhur njoftimi se në katër komunat do të mbahen seancat në të cilën janë paraparë edhe betimet e kryetarëve të zgjedhur me 19 maj”, u shpreh ajo.
Ministrja Hoxhiq, gjatë kësaj interviste ka treguar edhe vendimin që do ta marrin si ministri në rast se katër kryetarët japin dorëheqje pas betimit sikurse ndodhi herën e parë.
Kujtojmë se katër komunat më shumicë serbe në Mitrovicë, kanë mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme me 19 maj, pas dorëheqjes së katër kryetarëve pas vendimit nga Qeveria e Kosovës për taksën prej 100% ndaj produkteve serbe./arbresh.info/
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...