Njohësi i rrethanave politike, Gazmir Raci, vlerëson se nëse në zgjedhjet e sotme në Francë do të fitojë Emmanuel Macron, Franca do të jetë më e përfshirë në zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse Macron fiton vazhdon politika e njejtë franceze, por do të duhej të ishte më dinamike. Franca ka qenë e tërhequr në raport me Rusinë. Për Ballkanin Perëndimor është shumë e rëndësishme që politikat e inicuara nga presidenti Macron të vazhdojnë, por me një dinamikë të re, në mënyrë që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejtë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Raci.
Sipas tij, Macron pritet të angazhohet edhe specifikisht në liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe dialogun me Serbinë.
“Nëse Macron rimerr mandatin për herën e dytë ai do të jetë më proaktiv në çështjen e liberalizimit të vizave. Pres të jetë më aktiv edh enë çështjen e dialogut në mënyrë që palët të afrohen më shpejtë në qëndrimet e tyre”, deklaroi Raci.
Macron, sa i përket qasjes ndaj Kosovës shprehë qëndrimin se sikurse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, është e përcaktuar, që sapo të plotësojë kushtet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Por, sipas tij, për këtë proces, duhet të ketë transformime të thella ekonomike, sociale si dhe sundim të ligjit.
Ai vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për t’u angazhuar si evropianë në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje “që do t’i bëjë të mundur Beogradit dhe Prishtinës të kthehen tek e ardhmja evropiane”.
Presidenti aktual dhe fituesi i zgjedhjeve të së dielës në Francë, Emmanuel Macron, sot po përballet në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, në zgjedhjet për presidentin e Francës. /Artan Maliqi/arbresh.info/
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...