Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.
Këtë ditë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do e shënojë me disa aktivitete në bashkëpunim me organizatat partnere vendore dhe ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
Aktivitetet në rrjetet sociale:
Kampanja I – është realizuar nga AGK-ja, dhe me fillim nga ora 09:00 do të shpërndahen mesazhe e thirrje nga ambasadorë, partnerë, gazetarë e ekspertë të medias, për rëndësinë e ndëshkimit të kërcënimeve e sulmeve kundër gazetarëve.
Kampanja II – është produkt i Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Safe Journalists, pjesë e së cilës është edhe AGK-ja.
Kampanja ka moton “Mos hezitoni të raportoni”, mesazh ky drejtuar kolegëve gazetarë, kameramanë e fotoreporterë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve e sulmeve në organet e sigurisë.
Pjesë e kësaj kampanje nga Kosova, është Majori, Baki Kelani – Shef i Departamentit të Komunikimit me Publikun në Policinë e Kosovës, dhe Bashkim Zeqaj – Prokuror i Shtetit.
Aktiviteti në bashkëpunim me British Embassy Pristina
Në Kino Armata, do të shfaqet dokumentari për jetën, profesionin dhe vrasjen e gazetares Lyra McKee.
“Lyra”, do të shfaqet me fillim nga ora 17:00 dhe hyrja është pa pagesë.
Sipas të dhënave të AGK-së, që nga janari e deri në fund të muajit tetor të këtij viti, janë raportuar 63 raste të sulmeve dhe të kërcënimeve kundër gazetarëve e mediave./Arbresh.info/
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
DKA heton ligjëratën për Specialen në ‘Xhevdet Doda’, parala...