Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se sot nuk e ka marrë pagën si zakonisht.
Ministria e Financave ka vendosur të mërkurën që të mos i ekzekutojë pagat si tërësi për mësimdhënësit dhe komunat si rezultat i grevave.
Shumica e komunave nuk i kanë dorëzuar listat e grevistëve.
Veprimin e Qeverisë, Zogaj e ka cilësuar si të “papranueshëm dhe të jashtëligjshëm”.
“Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per komunën e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur”, ka shkruar ai në Twitter. /arbresh.info/

Aro Muric pranë La Ligës? Klubi spanjoll futet fuqishëm në g...
KQZ: 23 subjekte dorëzojnë listat, 4 parti mbesin jashtë afa...
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...