Google ADS

Makolli: Çështja e dinarit nuk është dashtë të jetë pjesë e dialogut

12:25 | 27 Shkurt 2024
A Z

Vesel Makolli nga AKR-ja thotë se çështja e dinarit nuk është dashtë të jetë pjesë e dialogut.

Makolli shtoi se dinari në asnjë shkresë zyrtare nuk ka figuruar si monedhë zyrtare, euro-ja ka qenë

“Stikersat, targat dhe dinari janë përdorur për mos realizimin ose implemtimin e obligimeve të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare të Brukselit dhe Ohrit. Dinari në asnjë shkresë zyrtare nuk ka figuruar si monedhë zyrtare, euro-ja ka qenë. Andaj, veprimet e Qeverisë janë bërë për konsum të brendshëm dhe për implementimin e marrëveshjes së Asociacionit, me të cilën rregullohen të gjitha raportet e komunitetit serb në Republikën e Kosovës”, tha Makolli.

Makolli paralajmëroi edhe pasoja më të mëdha nëse bëhet realizimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, madje më të mëdha se sanksionet që i kemi tash.

Ai shton se, sanksionet mund të shtohen edhe në sfera tjera.“Çdo prolongim i mëtutjeshëm i realizimit të marrëveshjeve ndërkombëtare obligative, do të të sjell pasoja, edhe më të mëdha se sanksionet që jemi duke i vuajtur tash. Sanksionet mund të shtohen edhe në sferat tjera jashtë ekonomisë. Nëse ndodhë kjo, do të jenë të pariparueshme për vendin, gjegjësisht për njohjen ndërkombëtare të shtetësisë sonë, pranimin në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare”, tha Makolli për GazetaBlic.

Shpërndaje në rrjete sociale