Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka folur për rastin e fundit lidhur me vjedhjet e fundit nga Thesari i shtetit dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Hekuran Murati nga LVV tha se, ky normalitet nënkupton vjedhje, hajni, korrupsion, raporton arbresh.info
Po ashtu benë thirrja të rrezohet Qeveria Hoti.
“Ky normalitet nënkupton vjedhje, hajni, dhe korrupsion. Sot kishim edhe një vjedhje tjetër, sot kishim vjedhje fizike në AUV. Pra nuk kemi të bëjmë me vjedhje kibernetike e transaksione elektronike, por edhe fizike, në një ndërtesë që ruhet nga Policia e Kosovës”, tha ai.
“Kjo trimëri është shkaktuar nga veprimet që kthejnë gjendjen kaotike në vend, duke filluar nga Vettingu, zhbërja e task-forcës e ndërhyrjen politike në drejtësi. Presim që të rrëzohet kjo qeveri. Të hidhet në votim mocioni i mosbesimit që të hapet rruga për zgjedhje. Kërkojmë që krejt qeveria të shkojë në shtëpi”, ka thënë Murati.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...