Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Kryeministri Albin Kurti tha se ekonomia e Kosovës po rritet me ritëm më të shpejtë në rajon.
Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në kapacitete të reja të energjisë.
Tutje Kurti tha se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.
“Këtë vit të suksesshëm për sektorin e energjisë po e mbyllim edhe me një sukses, hapjen e ankandit të parë të erës 100 MW. Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritjen e bruto produktit vendor në 6.36%. Sot kemi dyfishim të eksporteve dhe dyfshim të investimeve të huaja direkte. Kjo rritje reflektohet edhe në rritjen e konsumit të energjisë nga bizneset tona. Dy vite më parë, agresioni i Rusisë në Ukrainë kishte shkaktuar një krizë energjetike. Kësisoj e kuptuam se varësia nga importi i energjisë është i rrezikshëm jo vetëm për ekonominë por edhe sigurinë kombëtare. Sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...