Kurti merr pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, të pranishëm edhe Lajçak e Bërnabiq

11:17 | 18 Qershor 2021

Kryeministri Albin Kurti është në Austri për të marrë pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor që organizohet nga qeveria austriake.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Në këtë konferencë do të merr pjesë edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në anën tjetër, Kurz ka njoftuar edhe përmes Twitterit për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot.

Ai ka shkruar se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.

“BE-ja s’është e kompletuar derisa i gjithë Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e tij. Ju mund të llogaritni në mbështetjen tonë të plotë për reformat e kërkuara për këtë gjë dhe në luftën kundër pandemisë. Këtë do ta theksojmë edhe në samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurz.

 

Lajmet më të lexuara