Qeveria Hoti është qeveri e paligjshme, thotë Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti që sot ka dalur në shesh për të parë nga afër qendrën ku janë duke u mbledhur nënshkrimet e peticionit, “Duam zgjedhje”, tha se ky peticion do të jetë më i madhi deri më tash, raporton arbresh.info.
Kryetari i Vetëvendosjes, tutje ka folur edhe për tubimin e 12 qershorit, sipas tij ky do të jetë një manifestim i qetë.
“Po i vizitoj vendet ku po mblidhen nënshkrimet. Mbrëmë janë bërë 150 mijë nënshkrime. Ky do të jetë peticioni më i madhe. Do të shkojmë edhe në komunat e tjera nesër. Peticioni “Duam zgjedhje”, do të jetë më i madhi. Ne e konsiderojmë këtë Qeveri të paligjshme”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1671947752943095/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...