Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë sekuestruar dy armë , të cilat janë raportuar për të shtëna në ahengje.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhët fjalë për dy raste të ahengjeve një në Mitrovicën e Jugut dhe një në Vushtrri.
Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, ku në një aheng familjar i dyshuari kishte shtënë me armë.
Ndërsa rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar po ashtu në një aheng familjar në fshatin Gllavotin të Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...