Gëzim Çela pritet të dalë brenda pak ditësh para Gjykatës se Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur në mungesë.
Ai u ekstradua këtë të enjte me dëshirën e tij, nga Kosova për në Shqipëri, shkruan Arbresh.info.
Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka postuar pamje nga ekstradimi i “Bossit të Drogës” nga Kosova drejt Shqipërisë.
Balla në një postim në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Shqipërisë dhe të Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor.
Postimi i plotë:
Përgëzoj Policinë e Shtetit Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë disamujor që u finalizua me ekstradimin e kreut të një organizate kriminale, i cili ishte i prej shumë vitesh i kërkuar nga drejtësia. Ky bashkëpunim po intensifikohet çdo ditë me agjencitë partnere kudo, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. /Arbresh.info
@arbresh_info ? Nën masa të rrepta sigurie, narkotrafikanti Gëzim Çela ekstradohet nga Kosova në Shqipëri #viral #viralvideo #fyp #fypシ #fypシ゚viral #kosovatiktok #albaniantiktok #gangster #mafia #police #viraltiktok ♬ son original – arbresh.info
Kongresi i Bashkimit të VLEN në një parti, Kurti dhe Mickosk...
Osmani reagon me video: Qytetarët folën me një zë për ‘kthim...
U bllokua nga rrëshqitja e dheut, hapet rruga Junik – Gjerav...
Ua ulën çmimin për litër – Protestojnë fermerët, e derdhin q...
Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqip...
Ministria e Bujqësisë njofton konferencë për nesër për sekto...