Inxhinieri i MABCO-s për Aeroportin e Vlorës: Kemi punuar me gjenerator, na lanë pa drita e pa ujë!

11:03 | 20 Maj 2026
E.H

Përfaqësuesit e kompanisë MABCO kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me situatën e tensionuar në Aeroportin e Vlorës, ku tash e tri ditë janë ndërprerë punimet.

Inxhinieri Klodian Sala ka deklaruar se mbi 90% të detyrimeve kontraktuale të kompanisë Mabco kanë përfunduar.

Por sipas tij, mungesat vijnë pikërisht nga kompania VIA, e cila nuk i ka përmbushur detyrimet e veta kontraktuale.

“Sot që po flasim për këto sisteme që mungojnë në aeroportin e Vlorës që duhej të përfundoheshin dhe instaloeshin nga VIA, nuk janë bërë. Në portofolin e VIA-s janë futur 65.5 milionë euro, të cilat ishin parashikuar për blerjen dhe instalimin e këtyre sistemeve, gjë që nuk është bërë”, ka deklaruar Sala.

“Të gjitha punimet ndërtimore që kanë përfunduar nga Mabco, janë bërë përmes sistemeve me gjenerator, sepse nuk kemi pas furnizim me energji elektrike e as me ujë. Të gjitha këto sigurisht që kanë kosto shumë të larta për ne, por Mabco i ka marrë përsipër, por të gjitha këto sisteme nuk mund të vihen në punë nëse nuk kemi lidhje energjike. Po ashtu nuk kemi lidhje me internetin. Flasim për një objekt të sigurisë së lartë. Të gjitha këto janë pjesë përbërëse dhe nëse në fund të muajit e dorëzojmë si objekt, është shumë e gabuar që këto sisteme mos të jenë funksionale.”, tha Sala duke theksuar përsëri se Mabco i ka përfunduar proceset dhe detyrimet e saj kontraktuale.

LEXO EDHE:

Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesit e Mabco-s: S’na prek vetëm ne, është çështje imazhi për Shqipërinë

Shpërndaje në rrjete sociale