Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një nga institucionet që siç ka thënë ajo po e pengon “reformën në drejtësin, por edhe në fushat tjera”
Haxhiu akuzoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si penguese të reformave të Qeverisë në konferenën për media pas mbledhjes së Qeverisë.
“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformës jo vetëm në drejtësi por edhe në fushat tjera. Këtë po e them sepse opozita po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat, qoftë në drejtësi qoftë në aspektin ekonomik financiar dhe ato që kanë të bëjnë me administratën publike”, u shpreh Haxhiu.
Javën e kaluar edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka kritikuar punën e Gjykatës Kushtetuese, ku duhet ta dërgojnë edhe draft-statutin e Asociacionit, duke thënë se organi më i lartë i drejtësisë në Kosovë “është i njohur për marrjen e vendimeve të diskutueshme”.
Bislimi ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e njohur në vendimet kontraverze.
“Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e dokumenteve/vendimeve kontraverze; dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti./ Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...