Këshilli iniciues në fshatin e Hasit në bashkëpunim me iniciativën e OVL-UÇK, dhe me përkrahjen e të gjithë banorëve të Hasit, kanë dorëzuar kërkesë në Ministrin e Pushtetit Lokal për themelimin e Komunës së Hasit si një komunë e vetme.
Sipas njoftimit, kjo kërkesë është përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit e Hasit, për themelimin e Komunës se Hasit si një komunë e vetme brenda Kosovës , që përfshinë hapësirën ndërmjet dy komunave të Prizrenit dhe të Gjakovës.
“Me në fund, po kurorëzohet sakrifica shekullore e brezave të tërë të kësaj treve me plot veçanti, tradita, e shumë vlera si trevë posaçme siç është edhe vet HASI. Ne si këshillë iniciues mirëpresim dhe ftojmë me ndihmën e çdo qytetari Hasjan, si dhe miq kudo që gjinden brenda e jashtë në institucione ne Kosove, si dhe jashtë Kosovë që të japin shtyse në realizimin sa me te shpejt të këtij qëllimi të përbashkët.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info



Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE