Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kur deputetët po zinin vendet e tyre, ndodhi një moment i pazakontë që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Agim Bahtiri, iu afrua deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, dhe i dorëzoi një biberon të mbushur me qumësht.
Përmes një postimi në Facebook, Paris Guri postoi një foto të biberonit , ku shihej se biberoni kishte të shënuar “57 mililitra”.
“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën,” ka shkruar Guri në postimin e tij, duke ironizuar rreth përpjekjeve të Vetëvendosjes për të siguruar 61 vota për ta bër kryeparlamentare, deputeten Albulena Haxhiu./Arbresh.info
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...