M.M, 30-vjeçar, është arrestuar pasi u prezantua si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Të njëjtit iu janë gjetur helmeta me shkronjën “Z”.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke thënë se i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“Në orët e mbrëmjes së datës 30 maj 2022, Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodhej i dyshuari dhe një dëshmitarë M/K/S, ku gjatë legjitimit i dyshuari M. M., 30 vjeçar, ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur shtatë helmeta të punës ku pesë prej tyre me mbishkrim të shkronjës Z”, thuhet në komunikatë.
“Për veprimet e ndërmarra është informuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që rasti ndaj të dyshuarit të iniciohet për vepër penale “Prezantim i rremë si person zyrtarë” ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, sqaron më tej komunikata.
Simboli ultranacionalist rus “Z” po përdoret nëpër tanket ruse në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.
Së fundmi, simbole të këtilla janë parë edhe në veriun e Mitrovicës, ndonëse nuk ka pasur ndonjë reagim nga autoritetet e vendit./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...