Me sigurimin e dozave të para të vaksinave kundër COVID-19 nga Republika e Kosovës dhe në pritje të arritjes së dozave të dyta, Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin me rekomandime rreth administrimit dhe shpërndarjes së vaksinave në Republikën e Kosovës. Kjo është bërë duke marrë shembull praktikat më të mira rreth shpërndarjes së këtyre vaksinave nga vende të ndryshme si: Luksemburgu, Lituania, Franca, Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Kjo me qëllim të ofrimit të rekomandimeve për institucionet publike rreth shpërndarjes së vaksinave, më konkretisht Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë kontekst, D+ liston këto rekomandime për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë:
• Vaksinimi i një kategorie që është prioritet nuk duhet të kryhet me dy doza menjëherë, kur numri i dozave të siguruara është i pamjaftueshëm për të vaksinuar një kategori tjetër e cila është po ashtu prioritet, për shembull: banorët e shtëpive të pleqve, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike, etj., duhet të vaksinohen me nga një dozë në fazën e parë;
• Në këtë fazë të vaksinimit të përfshihen edhe grupet të cilët kanë kontakt të përditshëm me qytetarë siç janë;
Shoferët e ambulancave dhe mjeteve tjera për bartjen e pajisjeve medicinale;
Arkatarët/et e marketeve të mëdha të cilat kanë frekuentim të lartë nga qytetarët;
Shoferët e autobusëve dhe trenit, kondukterët, si dhe vozitësit e taksive;
Mësuesit;
Zjarrfikësit;
Policia e trafikut;
Punëtorët e farmacive dhe laboratorëve;
Stafi esencial në administratë që ofrohen shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët;
• Para vaksinimit, personat të testohen me test rapid (të shpejtë) për të përcaktuar nëse personi e ka kaluar virusin dy muajit e fundit, dhe nëse vërtetohet, atëherë personi i njëjtë të vaksinohet në fazën e dytë apo tretë varësisht nga disa specifika si koha e kaluar nga përfundimi i COVID-19, nëse personi është i moshuar, me sëmundje kronike, etj.
• Ministria e Shëndetësisë duhet të përdorë metodën e thirrjes së personave nga Qendrat e Mjekësisë pasi për personat e moshuar është e vështirë përdorimi i metodave online.
• Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) duhet të publikojë rregullisht të dhëna për numrin e personave të vaksinuar, sipas kategorive, dhe t’i vendos ato në faqen e internetit. Kjo e fundit duhet të plotësohet me të dhëna mbi procesin, përfshirë sa njerëz vaksionohen, kush dhe ku, në mënyrë që qytetarët të kenë një pasqyrë të përgjithshme se si po përparon procesi, thuhet ne njoftim./arbresh.info/
Shiko Këtu:
https://dplus.org/wp-content/uploads/2021/04/Fast-reaction-brief_2_ALB.pdf
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...