Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po merr pjesë në konferencën dy ditore të prokurorëve, e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Lumezi, para të pranishmëve ka mbajtur një fjalë rasti, ku kërkoi bashkëpunim
“Ne jemi të vetëdijshëm se rreziqet bashkëkohore të sigurisë dhe drejtësisë nuk mund të zgjidhen nga një shtet i vetëm. Për të arritur rezultate na duhet të forcojmë bashkëpunimin rajonal, sepse krimet me të cilat po ballafaqohemi i tejkalojnë kufijtë kombëtar dhe paraqesin rrezik serioz për shtetet tona”, u shpreh kryeprokurori Lumezi, duke shtuar se kjo jo vetëm që është sfidë, por është edhe një detyrim.
“Ne sot, jemi vende që pretendojmë të integrohemi në BE dhe patjetër jemi të detyruar në kuptim të plotë të fjalës, t’i aplikojmë standardet me të larta evropiane, me qëllim të ruajtjes së vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit dhe respektimit të drejtave të njeriut”, shtoi ai.
Po ashtu, Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se, Kosova është e vendosur të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit për të luftuar kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale dhe është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me organizatat ndërkombëtare si Interpoli, Europoli dhe Eurogjasti.
“Me pranimin e Kosovës në këto organizata do të jetë me efikase lufta kundër krimit trans-nacional brenda rajonit”, pohoi mes tjerash kreu i Prokurorisë së shtetit të Kosovës.
Kjo konferencë është organizuar nga Prokuroria e Malit të Zi, ku po zhvillohen punimet dy ditore./arbresh.info/
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...