Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së përkujton sakrificën sublime të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.
Ai tha se qëndresa e tyre përballë këtyre forcave serbe ishte e pakapërsyeshme, e papërsëritshme, shkruan Arbresh.info.
“27 vjet më parë, Kosova përjetoi momentet më të rënda të historisë së saj më të re. Pikërisht më 5 mars të vitit 1998, forcat policore serbe rrethuan familjen Jashari. Qëndresa e tyre përballë këtyre forcave serbe ishte e pakapërsyeshme, e papërsëritshme. Ajo i dëshmoi botës vendosmërinë e palëkundur të popullit të Kosovës për çlirim!”, ka shkruar ai.
“Sakrifica e familjes Jashari, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, është vetë themeli i lirisë të Kosovës, prandaj dhe nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë. Ata u bënë heronjtë tanë, të cilët jo vetëm që luftuan për lirinë e atdheut, por dhanë jetën për të krijuar një të ardhme më të mirë për brezat që do të vinin. Vlera e sakrificës së familjes Jashari është e papërsëritshme, unikate, dhe e tillë do të mbetet, e përjetshme në historinë e Kosovës dhe të popullit shqiptar.
Ai tha se të kujtosh e shënosh përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, do të thotë të kujtosh e shënosh vet fundamentin e shtetit të Kosovës, si dhe përpjekjes së popullit tonë për liri.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante në luftën e Kosovës për liri dhe çlirim. Rënia heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari, bashkë me Shaban e Hamëz Jasharin si dhe 56 anëtarëve të familjes, ishte kushtrim për tërë popullin, si dhe këmbanë për luftën e përpjekjen e popullit drejt lirisë. Familja Jashari është shembulli më i pastër i asaj që mund të bëjë një popull për lirinë e tij.”, u shpreh ai.
“Në këtë ditë, në 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me krenari dhe nder, të gjithë fëmijët, gratë e burrat që dhanë jetën për lirinë e Kosovës të cilën e gëzojmë sot.”, shtoi Abdixhiku.
“Lavdi e përjetshme për familjen Jashari dhe të gjithë të rënët anë e kënd Kosovës!”, tha mes të tjerash kreu i LDK-së./Arbresh.info/
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...