Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Sh. për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe të pandehurit E.D. për vepër penale “Mashtrim i mbetur në tentativë” nga neni 335 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të KPRK-së.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Sh. më 28.04.2016 në Pejë, si zyrtar i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Pejës, përpilon vendimin kinse të lëshuar nga Bordi i Drejtorëve të kësaj komune dhe atë i’a dërgon kryetarit G.M. të cilin e vë në lajthim dhe ky i fundit e nënshkruan së bashku me vendime tjera, ndërsa i pandehuri B.Sh. me të vërejtur se në të njëjtin vendim ka harruar ta përfshijë si palë kompaninë e të pandehurit E.D., përpilon edhe vendimin e dytë në të cilin e përfshinë si palë këtë kompani dhe më 03.05.2016 i’a dërgon personalisht të pandehurit E.D. dhe i’a njeh të drejtën e kompensimit si operator ekonomik në vlerë prej 440.000€, i cili me të pranuar këtë vendim, përmes postës i’a dërgon zyrtarit të financave, të dëmtuarit J.A. dhe kërkon kompensimin e vlerës së lartcekur”, thuhet në njoftim.
Të pandehurit me këto veprime përkatësisht i pandehuri B.Sh. si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe tejkaluar kompetencat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe i pandehuri E.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm t ë dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat i’u vihen në barë.
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...